Policia e Kosovës ka publikuar një bilanc alarmant të situatës së sigurisë në komunikacionin rrugor. Nga janari deri në korrik 2026, 58 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku.
Sipas të dhënave të publikuara, 30 nga viktimat kanë qenë shoferë, të cilët dyshohet se nuk kanë kontrolluar shpejtësinë. 14 viktima ishin pasagjerë, ndërsa 14 të tjerë ishin këmbësorë.
Po ashtu, Policia njofton se janë regjistruar 19 raste të vetëaksidentet, në të cilat nuk ishte e përfshirë asnjë automjet tjetër.
Përmes kësaj fushate, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke nënvizuar se rruga nuk fal gabimet.
Policia gjithashtu apelon te këmbësorët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në rrugë, duke rikujtuar se secili pjesëmarrës në trafik ka përgjegjësi për sigurinë e vet dhe të të tjerëve.



















You must be logged in to post a comment Login