Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tragjedia në Deçan: Babai u godit i pari nga rryma, djali ndërhyri por humbën jetën të dy (VIDEO)

Tragjedia në Deçan: Babai u godit i pari nga rryma, djali ndërhyri por humbën jetën të dy (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën mbrëma në fshatin Maznik të Deçanit, ku një baba dhe biri humbën jetën nga rryma elektrike gjatë larjes së veturës në oborrin e shtëpisë.

Sipas informacioneve nga familjarët, fillimisht ka ndërruar jetë 66-vjeçari Xhemajl Mustafaj. Në përpjekje për ta ndihmuar atë, ka humbur jetën gjithashtu djali i tij, 34-vjeçari Hasan Mustafaj.

Të dy ata u dërguan në Qendrën e Kujdesit të Mjekësisë Familjare në Deçan pa shenja jete, ku vdekja e tyre u konfirmua. Më pas, Spitali i Pejës ka bërë të njohur gjithashtu vdekjen e tyre.

<

Ky incident ka tronditur thellësisht familjen Mustafaj dhe gjithë komunitetin në Deçan. Viktimat janë përshkruar si individë të nderuar në fshat, ndërsa 34-vjeçari la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë të vegjël.

Për më shumë informacione, ndiqni kronikën më poshtë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement