Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

‘Nuk kam takat për protestë, jam lodhur tre muaj në Fermë’

‘Nuk kam takat për protestë, jam lodhur tre muaj në Fermë’

Fituesja e edicionit të fundit të “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti, ka reaguar ndaj kërkesave të ndjekësve për t’u bashkuar protestave që po zhvillohen për më shumë se një muaj në Tiranë.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në TikTok, ku ishte në një “Live” me producentin Eraldo Rexho, ajo sqaroi pozicionin e saj dhe refuzoi pjesëmarrjen në protestat aktuale. Mimoza shprehu se ndihet e lodhur fizikisht dhe psikologjikisht pas një eksperiencë të gjatë në reality-show.

“Si mund të protestoj unë kur jam lodhur, jam gërdis dhe kam kaluar tre muaj në fermë?” u shpreh ajo, duke i kundërpërgjigjur komentuesve që prisnin ta shihnin mes protestuesve.

Ajo gjithashtu kritikoi shoqërinë, duke kujtuar momentet kur vetë ajo protestonte për të drejtat e saj, ndërsa të tjerët qëndronin indiferentë. “Kur kam protestuar unë që në vitin 2000, ju talleshit me mua. Tani protestoni ju për mua, ndërsa unë të rri në shtëpi siç bënit ju atëherë,” tha ajo.

Mimoza theksoi se ndien gjithashtu një paqartësi rreth qëllimit të protestave, duke u shprehur se kërkesat e protestuesve duken të pamatura. “Kjo protestë po bëhet e çuditshme. Kërkoni gjërat që doni vërtet, sepse duket si protestë e një shteti global,” përfundoi ajo, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të angazhohet në kauza që nuk i kupton plotësisht.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement