Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aksidenti tragjik në Malishevë: 30 vjeçari vdiq në QKUK

Operohet punëtori që u lëndua në vendin e punës

Një 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e së hënës në fshatin Janiqishtë të Malishevës.

Policia ka ofruar detaje lidhur me këtë rast. Sipas raportimeve, viktima ka ndërruar jetë pas mesnatës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Më konkretisht, aksidenti ka ndodhur mes një motoçiklete dhe një automobili civil. Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e drejtuesit të motoçikletës, i cili ka kaluar në krahun e kundërt dhe ka goditur pjesën ballore të automjetit civil. Si pasojë, të dy meshkujt, viktima dhe drejtuesi i motoçikletës, janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Rreth orës 01:50, mjeku kujdestar ka konfirmuar se i dyshuari i përfshirë në aksident kishte ndërruar jetë. Nën urdhërin e prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement