Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi ka shpallur një njoftim të rëndësishëm për qytetarët, duke paralajmëruar për grumbullime të mëdha dhe për vështirësi në qarkullim gjatë së shtunës në Beograd.
Sipas njoftimit, mbështetësit proqeveritarë planifikojnë të organizojnë një tubim para parlamentit serb, i cili do të fillojë në orën 18:00. Përveç kësaj, gjatë ditës priten edhe grumbullime të tjera në qendër të kryeqytetit.
Ambasada nënvizon se për shkak të numrit të madh të autobusëve dhe pjesëmarrësve, janë të pritura bllokime të trafikut, si dhe mbyllje të përkohshme të disa rrugëve. Kjo do të sjellë vonesa në transportin publik.
Qytetarët inkurajohen të shmangin zonën përreth parlamentit dhe të evitonin turmat dhe demonstratat që do të zhvillohen.
Ambasada e ShBA-së bën thirrje për kujdes dhe për të ndjekur udhëzimet e autoriteteve lokale gjatë këtyre aktiviteteve.



















You must be logged in to post a comment Login