Tre alpinistë kanë humbur jetën në Alpet Italiane, konfirmojnë autoritetet të shtunën.
Ekipet e shpëtimit zbuluan trupat e tyre në një lartësi prej rreth 3,600 metrash në masivin Gran Paradiso, pas një thirrjeje emergjente. Grupin e alpinistëve e kishte nisur ngjitjen herët në mëngjes drejt majës së Gran Paradiso-s, e cila arrin 4,061 metra lartësi, pas një nate të kaluar në një strehimore malore.
Kur alpinistët nuk u kthyen në kohën e pritur, alarmi u dha. Sipas shpëtimtarëve, ata dyshohet se kanë humbur jetën në faqen veriore të malit. Rrethanat e incidentit nuk janë ende të qarta, por mediat italiane raportojnë se ata mund të kenë rënë nga një lartësi prej qindra metrash.
Dy nga viktimat janë konfirmuar si shtetas italianë, ndërsa identiteti i viktimës së tretë nuk është bërë ende i njohur.



















You must be logged in to post a comment Login