Connect with us

Hi, what are you looking for?

Technology

Varfëria e formëson trurin e fëmijëve më shumë sesa prindërimi apo IQ, thotë studimi

Varfëria e formëson trurin e fëmijëve më shumë sesa prindërimi apo IQ, thotë studimi

Statusi financiar i një familjeje ka një ndikim të konsiderueshëm në zhvillimin e trurit të fëmijëve, sipas një studimi të ri.

Çdo përvojë që kalon një fëmijë lë një gjurmë në tru, duke formësuar zhvillimin dhe funksionimin e tij gjatë gjithë jetës. Gjendja financiare e familjes dhe ambienti në të cilin fëmija rritet, si lagjja, luajnë një rol më të rëndësishëm në këtë proces sesa mendohej më parë.

Një studim i Universitetit të Uashingtonit ka zbuluar se faktorët socioekonomikë përbëjnë rreth 16% të ndryshueshmërisë në matjet e funksionit të trurit. Ky ndikim është më i madh se ai i koeficientit të inteligjencës (IQ), stilit të prindërimit dhe historisë shëndetësore.

Nico Dosenbach, autori kryesor i studimit, thekson se truri i një fëmije nga një background i ulët socioekonomik është i ngjashëm me atë të një fëmije nga një ambient më të favorshëm që ka përjetuar privim nga gjumi dhe stres. Ai vuri në dukje se nuk është fjala për “tru më pak të zgjuar” dhe se nëse ka mundësi për të përmirësuar gjumin dhe për të ulur stresin për fëmijët nga familje me mundësi të kufizuara, mund të ndihmohet në reduktimin e këtyre rrethanave.

Fëmijët janë veçanërisht të rrezikuar nga varfëria, duke pasur më shumë gjasa të jetojnë në kushte të pamjaftueshme se sa të rriturit. Kjo ka pasoja të thella gjatë viteve të rëndësishme të zhvillimit.

Sipas UNICEF-it, afërsisht 900 milionë fëmijë në botë përjetojnë varfëri shumëdimensionale, e cila i privon ata nga nevojat themelore, si ushqimi, uji, strehimi, arsimi dhe kujdesi shëndetësor.

Studiuesit analizuan rreth 12,000 fëmijë të moshës midis nëntë dhe dhjetë vjeç, duke hetuar mjedisin, shëndetin dhe aktivitetet e tyre të përditshme. Ata shqyrtuan 649 variabla ndikuese, të grupuar në kategori si koha para ekranit, aftësitë njohëse, shëndeti fizik dhe mendor, prindërimi, si dhe racën dhe gjininë.

Kushtet e lagjes dhe gjendja financiare dolën si faktorë kryesorë, duke u lidhur ngushtë me karakteristikat funksionale të zonave motorike dhe shqisore të trurit. Këto zona janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ndryshimeve të përditshme në gjumë dhe stres.

Scott Marek, autori i parë i studimit, e përshkroi këtë situatë si “elefantin në tru,” duke theksuar se mundësitë socioekonomike kanë një ndikim të konsiderueshëm në zhvillimin e trurit, mbase më të madh se sa pritej.

Ai theksoi se duke analizuar vetëm skanimet e trurit të një fëmije, ekipi mund të merrte ide rreth mirëqenies së familjes së tij dhe se sa gjumë dhe kohë kalon përpara ekranit. Megjithatë, skanimet nuk japin një vlerësim të IQ-së. Marek shpjegoi se IQ nuk është e lidhur ngushtë me neurobiologjinë, por mjedisi ka një rol në formësimin e trurit të fëmijëve, duke u keqinterpretuar ndonjëherë si pasqyrim i IQ-së, kur në të vërtetë janë pasqyrime të stresit dhe mungesës së gjumit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement