Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dita e Çlirimit të Kosovës kujtohet edhe nga ambasada italiane në Prishtinë

Dita e Çlirimit të Kosovës kujtohet edhe nga ambasada italiane në Prishtinë

Dita e Çlirimit të Kosovës, e cila shënohet çdo 12 qershor, përkon me hyrjen e trupave të para ushtarake të NATO-s. Kjo ngjarje po festohet dhe urohet në shumë vende.

Në mesin e atyre që e përkujtojnë këtë ditë është edhe Ambasada e Italisë në Prishtinë. Ajo ka njoftuar se kontingjenti italian është më i madhi në KFOR.

Në një postim në Facebook, Ambasada thekson: “12 qershor 1999 – 27 vjet paqe, 27 vjet përkushtim ndaj sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon. Njëzet e shtatë vjet më vonë, kontingjenti italian mbetet më i madhi nacional në KFOR.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement