Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit disa informacione rreth angazhimeve të saj të ardhshme, duke zbuluar se ka pranuar ftesa për festa në Kosovë dhe Shqipëri.
Këngëtarja po përballet me disa zgjedhje, pasi përveç muzikës dhe projekteve të reja, në planet e saj është gjithashtu rikthimi në televizion. Ajo po shqyrton me kujdes mundësitë e ofruara, duke u përqëndruar në atë që çdo projekt të jetë i duhuri për të.
Në të njëjtën kohë, Vesa është duke punuar për EP-në e saj të re, duke e bërë këtë periudhë jashtëzakonisht të ngarkuar.
Një pyetje e rëndësishme mbetet: Në cilin vend do ta shohim Vesën të performojë – në Kosovë apo në Shqipëri?
Fansat tashmë mezi presin të mësojnë për angazhimet e saj të ardhshme.



















You must be logged in to post a comment Login