Zjarri që ka përfshirë një deponi me goma në Sllatinë nuk ka ndikuar në funksionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Këtë informatë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës, Driton Ujkani, në një bisedë për Klankosova.tv.
Ai theksoi se zjarri është jashtë rrethojës së aeroportit, duke shtuar se kjo ka bërë që operimet të vazhdojnë sipas orarit të paraparë.
Megjithatë, Ujkani theksoi se, edhe pse ka tym nga zjarri në Sllatinë, operacionet ajrore në aeroport po kryhen normalisht.



















You must be logged in to post a comment Login