Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

gjashtë vite histori suksesi në artin e qerpikëve

gjashtë vite histori suksesi në artin e qerpikëve

Emma Lashes, me gjashtë vite përvojë profesionale dhe nëntë certifikime në fushën e bukurisë dhe qerpikëve, ka ndërtuar një aktivitet të suksesshëm që shtrihet mes Kosovës dhe Zvicrës.

Puna me qerpikët në botën e estetikës kërkon precizitet dhe përkushtim të vazhdueshëm. Këto vlera kanë formuar rrugëtimin profesional të Emma Lashes, i cili filloi në Ferizaj gjashtë vite më parë. Ajo e nisi këtë profesion nga pasioni për bukurinë, duke pasur si synim krijimin e një shërbimi të personalizuar për çdo klient.

Me kalimin e kohës, përvoja praktike është mbështetur nga trajnime të vazhdueshme, duke përfshirë nëntë certifikime profesionale. Një nga elementët thelbësorë për Emmën është përshtatja e stilit me tiparet dhe dëshirat e secilës kliente.

Ajo beson se çdo kliente ka historinë dhe bukurinë e saj. Kjo çasje është bërë një nga pillarët e mënyrës së saj të punës, ku synohet jo vetëm rezultati estetik, por edhe krijimi i një eksperience të kënaqshme për klienten.

Sot, Emma operon një studio në Ferizaj dhe ka zgjeruar aktivitetin e saj në Zvicër, ku është e pranishme në dy lokacione. Eksperienca e ndërtuar në Kosovë tani shtrihet edhe në tregun zviceran, duke ruajtur fokusin te cilësia dhe profesionalizmi.

Emma shprehet: “Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për çdo kliente që më ka besuar gjatë këtyre gjashtë viteve. Çdo takim, rekomandim dhe fjalë e mirë më ka motivuar të vazhdoj të përmirësohem.”

Për të, suksesi nuk lidhet vetëm me numrin e klienteve, por edhe me besimin që ndërtohet me kalimin e viteve dhe me dëshirën për të vazhduar të zhvillohet profesionalisht.

Nga Ferizaj deri në Zvicër, Emma Lashes vazhdon të ndërtojë profesionin e saj mbi tri elemente kryesore: eksperiencën, edukimin profesionial dhe vëmendjen ndaj çdo klienteje.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement