Një magazinë e mbushur me duaj zjarri në Gjakovë ka rënë pre e një zjarri gjatë ditës së sotme.
Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë ka reaguar në kohë, duke arritur të lokalizojë zjarrin në vendin e ngjarjes.
Pamjet e siguruara nga Klankosova.tv tregojnë zjarrfikësit në aksion gjatë intervenimit.
<
Sipas njoftimit, në magazinë ishin depozituar disa duaj me sanë. Zjarrfikësit kanë arritur të parandalojnë përhapjen e flakëve në pjesë të tjera të objektit.
Deritani, nuk ka informacione të tjera në lidhje me të lënduarit apo artikujt e dëmtuar nga zjarri.
Be the first to comment