Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ekskluzive: Kombëtarja e Kosovës rikthehet në Artmotion

Ekskluzive: Kombëtarja e Kosovës rikthehet në Artmotion

Yjet e Kombëtares së Kosovës, megjithëse luajnë në ligat dhe vende të ndryshme të Evropës, do të bashkohen për të transmetuar emocionet e ndeshjeve të tyre në Artmotion. Edon Zhegrova, Vedat Muriqi, Fisnik Asllani, Milot Rashica, Amir Rrahmani dhe Albion Rrahmani, pavarësisht nga ngjyrat e klubeve të tyre, do të jenë së bashku për të përfaqësuar vendin.

Kombëtarja e Kosovës do të jetë risia më e madhe e sezonit të ri, duke u rikthyer në platformën “tjetër nivel”. Ajo do të përballet me sfida të reja dhe do të ketë objektiva ambicioze. Cikli i ri i UEFA Nations League dhe kualifikimet për Kampionatin Evropian “EURO 2028” do të transmetohen ekskluzivisht në Artmotion dhe Klan Kosova.

Artmotion do të sjellë më shumë se sa vetëm ndeshjet e Kombëtares. Ajo vazhdon të jetë platforma kryesore për sportin, duke ofruar garat më prestigjioze të futbollit evropian dhe botëror. Sezoni i ri 2026/27 premton të jetë spektakolar për të gjithë adhuruesit e futbollit, me ndeshje nga UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League.

Të apasionuarit pas futbollit do të kenë mundësinë të shijojnë mbi 40 liga si Serie A, La Liga, Ligue 1, Premier League, Superliga e Turqisë, Bundesliga dhe Coppa Italia, me ndeshje emocionuese çdo javë.

Vjeshta do të risjellë edhe emocionet e basketbollit, me Superligën e Kosovës dhe NBA-në që do të ofrojnë spektakle nga parketet vendore deri te ngjarjet më të mëdha në botë.

Për ata që dëshirojnë adrenalinë jashtë futbollit dhe basketbollit, Artmotion do të ofrojë gjithashtu Formula 1, UFC, Tenis, MotoGP dhe Atletikë. Të gjitha këto janë të disponueshme në paketat e reja të Artmotion, të dizajnuara për të ofruar më shumë sport dhe argëtim në një vend.

Sezoni i ri me sport pa kufij ka filluar, dhe për ta shijuar në plotësi, Artmotion është zgjedhja ideale. Për më shumë informacione rreth paketave të reja, vizitoni pikat e shitjes ose kontaktoni shërbimin e klientit pa pagesë në numrin 0800 20 500.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement