Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Në Junik nderohet “Abeja”, heroi i tri luftërave (VIDEO)

Në Junik nderohet “Abeja”, heroi i tri luftërave (VIDEO)

Sot përkujtohen 28 vjet nga rënia heroike e Bekim Berishës, i njohur si “Abeja”, i cili u vra në betejën e Junikut gjatë luftës së Kosovës.

Gazetarja nga Klan Kosova, Dielleza Berisha, ka raportuar nga vendi i ngjarjes, duke nënvizuar se gjatë ditës kanë ardhur vizitorë nga Peja si dhe nga treva të ndryshme për të nderuar këtë figurë të shquar.

Bekim Berisha kujtohet si një nga protagonistët e rëndësishëm të luftës, dhe konsiderohet hero i tri luftërave: në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë.

Në përvjetorin e rënies së tij, figura e “Abejes” është nderuar nga ish-luftëtarë të UÇK-së, bashkëluftëtarë, miq dhe familjarë, të pranishëm në këtë ngjarje përkujtimorë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement