Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Xhemajli i Aleancës për VV-në: Po gënjejnë duke krijuar imazhe me Inteligjencë Artificiale

Xhemajli i Aleancës për VV-në: Po gënjejnë duke krijuar imazhe me Inteligjencë Artificiale

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka shprehur kritika ndaj disa fotomontazheve të krijuara me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Këto materiale pretendojnë të jenë reagime nga mediat serbe dhe nga Marko Gjuriqi, lidhur me veprimin e deputetes Time Kadrijaj të kësaj partie.

Xhemaili thekson se këto fotomontazhe përmbajnë gabime të dukshme, si datën dhe emrin e Prishtinës. Ai gjithashtu ka nënvizuar se e njëjta fotografi është shpërndarë edhe nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Fake News, kjo është Lufta Hibride në vepër! Edhe datën e kanë gabim, edhe emrin e Prishtinës e shkruajnë gabim. Sepse këta vetëm një gjë dinë të bëjnë, të gënjejnë. Kur nuk kanë argumente, shpikin. Kur nuk kanë fakte, prodhojnë Fake News,” ka theksuar Xhemaili.

Ai ka akuzuar zyrtarët e VV-së për përdorimin e këtyre materialeve të krijuara me Inteligjencë Artificiale për të manipuluar opinionin publik dhe për të krijuar një pamje të rreme të reagimeve nga aktorët serbë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement