Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aktorja e “Harry Potter”: Në OnlyFans kam fituar më shumë se nga aktrimi

Aktorja e “Harry Potter”: Në OnlyFans kam fituar më shumë se nga aktrimi

Aktorja britanike Jessie Cave, e njohur për rolin e Lavender Brown në filmat e fundit të “Harry Potter”, ka treguar se ka fituar përmes platformës OnlyFans më shumë në një vit sesa gjatë gjithë karrierës së saj në aktrim.

Cave, 39 vjeçe, iu bashkua OnlyFans më shumë se një vit e gjysmë më parë, në një moment kur po përballeshte me vështirësi financiare dhe mungesë angazhimesh profesionale.

Në një intervistë për “The Times”, ajo zbuloi se kishte fituar rreth 15 mijë paund, që i bie afërsisht 17 mijë e 300 euro, vetëm brenda një dite. Abonimi mujor për ndjekësit e saj është rreth gjashtë dollarë, ndërsa ajo gjithashtu siguron të ardhura përmes mesazheve private me pagesë.

Cave thekson se ka fituar shumë më tepër se sa do të kishte përfituar për një vit në profesionin e saj si aktore. Fillimisht, ajo kishte planifikuar ta përdorte platformën për disa muaj, duke synuar të fitonte rreth pesë mijë paund për të krijuar një hapësirë financiare dhe për të vendosur për hapat e ardhshëm.

Megjithatë, siç tregon ajo, plani i saj ka ndryshuar. “Tani kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë dhe kjo fjalë për fjalë na e ka shpëtuar jetën,” shprehet Jessie Cave.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement