Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e rasteve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave të publikuara, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar dy aksidente trafiku me fatalitet. Po ashtu, 32 aksidente të tjera kanë rezultuar me persona të lënduar.
Në këtë raport, janë evidentuar gjithashtu 69 aksidente trafiku që kanë shkaktuar dëme materiale, sipas informacioneve nga Klankosova.tv.
Gjatë kësaj kohë, Policia ka shqiptuar gjithsej 1,985 tiketa trafiku.
Sa i përket rasteve të arrestimeve, janë arrestuar 16 persona, ndërsa 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje.



















You must be logged in to post a comment Login