Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin E.R, i cili akuzohet për dy vepra penale: mashtrimin dhe keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike.
E.R. është arrestuar nga Policia e Kosovës. Prokuroria ka njoftuar se ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e këtij paraburgimi.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari dyshohet se ka keqpërdorur mjetet financiare të investuara nga një person tjetër, me qëllim përfshirjen në veprime që kanë sjellë dobi të paligjshme pasurore. Kjo ka rezultuar në një dëm material për të dëmtuarin, i cili arrin vlerën rreth 500.000 euro.
“Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është paraqitur pasi Prokuroria vlerëson se kushtet ligjore për caktimin e kësaj mase janë plotësuar, me qëllim të sigurimit të pranisë së të dyshuarit gjatë procedurës penale, zhvillimit të hetimeve pa pengesa, si dhe parandalimit të rrethanave që mund të ndikojnë negativisht në procedurën penale,” theksohet në njoftim.



















You must be logged in to post a comment Login