Të premten në Sarandë, 13 individë do të paraqiten para gjykatës për t’u njohur me masat e sigurisë, pas vrasjes së turistit portugez, Luis Miguel Varela Mendes. Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë jashtë një lokali në Ksamil.
Mes të akuzuarve është edhe autori i krimit, si dhe dy shtetas turq që ndihmuan në përpjekjen e tij për t’u arratisur. Po ashtu, në radhët e të akuzuarve janë kamarierë të lokalit dhe disa punonjës sigurie, sipas raportimeve nga TvKlan dhe Klankosova.tv.
Policia ka ndërmarrë kontrolle në tri qytete të vendit për të kapur dy individë të tjerë, të shpallur në kërkim. Njëri prej tyre është pronari i lokalit “Principotes”, ku filloi sherri dhe tjetri është një 29-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtori kryesor në këtë krim.



















You must be logged in to post a comment Login