Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të kërkojë kurrë falje për ndërhyrjen ushtarake ndaj Iranit. Ai argumentoi se rritja e çmimeve të karburantit është një kosto e pranueshme për të penguar Teheranin në përpjekjet e tij për të siguruar armë bërthamore.
Gjatë një aktiviteti në Nassau County, New York, Trump theksoi: “Edhe nëse duhet të paguani pak më shumë për benzinën, kujtoni se po e bëni këtë që një vend shumë i keq të mos ketë armë bërthamore.” Këto fjalë ai i shpalli përmedh CNN.
Presidenti gjithashtu e cilësoi vendimin për sulmet ndaj Iranit si një veprim të drejtë, duke minimizuar ndikimin financiar të luftës mbi amerikanët. Ai shprehu besimin se çmimi aktual i benzinës, rreth 4 dollarë, është i pranueshëm dhe përsëriti: “Nuk do të kërkoj kurrë falje. Bëra gjënë e duhur.”



















You must be logged in to post a comment Login