Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka kërkuar ndryshimin e pozicionit të fotografëve gjatë këndimit të himnit kombëtar nga FIFA. Kjo kërkesë erdhi pas një situate të sikletshme që ndodhi gjatë ndeshjes mes Tre Luanëve dhe Kroacisë.
Tuchel shprehu shqetësimin e tij, duke thënë: “Po i lutem FIFA-s të ndryshojë pozicionin e fotografëve gjatë himnit kombëtar. Nuk munda ta shihja ekipin tim.”
Ai shtoi se po e priste një moment të veçantë dhe se ndodhej përballë një “muri” me lojtarë të pabesueshëm. “Nuk munda të shihja asnjë nga lojtarët e mi dhe kjo ma shkatërronte përvojën,” përfundoi ai.



















You must be logged in to post a comment Login