Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Çitaku i reagon Kurtit: Albin, mjaft – konstituoje Kuvendin dhe lëre Kosovën të ecë përpara

Çitaku i reagon Kurtit: Albin, mjaft – konstituoje Kuvendin dhe lëre Kosovën të ecë përpara

Në një postim në Facebook, ajo shprehu bindjen se vonesa në krijimin e institucioneve nuk është pasojë e rrethanave, por një zgjedhje politike e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo theksoi se sot nuk kishte asnjë arsye për të mos propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit dhe për mosvotimin e konstituimit të tij. Sipas saj, Gjykata Kushtetuese ka qenë krejtësisht e qartë, duke theksuar se Kuvendi duhet të mblidhet dhe të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Përveç kësaj, Çitaku theksoi se mosveprimi i sotëm përbën jo vetëm papërgjegjësi politike, por gjithashtu një shpërfillje të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues dhe të detyrimeve që vijnë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Ajo deklaroi se Kosova nuk mund të mbahet peng për llogari të kalkulimeve politike të një individi apo një partie.

<

“Albin, mjaft. Konstituoje Kuvendin menjëherë dhe lëre Kosovën të ecë përpara,” theksoi deputetja e betuar, ndërsa Kadri Kryeziu diskutoi polemikat në Klan Kosova.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement