Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

Presidenti amerikan, Donald Trump, shprehu pritshmëritë e tij për një armëpushim që do të hyjë në fuqi në të gjitha frontet, përfshirë edhe midis Izraelit dhe Hezbollahut, i mbështetur nga Irani, në Liban.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump theksoi se shpreson që vendet në Lindjen e Mesme të “ruajnë angazhimin e tyre për të lejuar zhvillimin e negociatave”.

Ai shtoi: “Ne presim një armëpushim të plotë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, Hezbollahun dhe Izraelin.”

Një nga pika të para të marrëveshjes ShBA-Iran është deklarata për “ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin”.

Megjithatë, Izraeli ka njoftuar se nuk ka plane për të tërhequr trupat e tij nga Libani. Sipas mediave shtetërore libaneze, sot janë regjistruar sulme në jug të vendit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement