Dhjetë persona kanë pësuar lëndime nga një aksident që ndodhi në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor.
Sipas njoftimit nga Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda”, pas ekzaminimit dhe trajtimit fillestar, dy pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm. Pesë prej tyre janë shtruar në Repartin e Ortopedisë, një në Kirurgji, ndërsa një paciente shtatzënë është pranuar në Gjinekologji. Një pacient është liruar për trajtim në shtëpi.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. Ajo njoftoi se njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti.



















You must be logged in to post a comment Login