Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar”, Dua Lipa mahnitet nga atmosfera e Sunny Hill

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar”, Dua Lipa mahnitet nga atmosfera e Sunny Hill

Dua Lipa ka shprehur emocionet e saj pas përfundimit të ditës së tretë të Sunny Hill Festival, duke theksuar krenarinë dhe mirënjohjen për publikun dhe të gjithë ata që kontribuan në organizimin e këtij eventi.

Në një postim në Instagram, ku ka ndarë shumë fotografi, këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht përshkruan momentet në festival si të papërshkrueshme. Ajo ndan ndjenjën e veçantë që ndjehet kur organizon këtë ngjarje në qytetin e saj, në shoqërinë e familjes.

Dua Lipa ka shkruar: “Momente të pabesueshme, vërtet të pabesueshme. Nuk ka fjalë për gëzimin, krenarinë dhe mirënjohjen që ndiejmë duke organizuar këtë festival për qytetin tonë, së bashku me familjen.”

Ajo ka theksuar se puna e rëndësishme pas organizimit të festivalit është e madhe, por çdo përpjekje ia vlen kur sheh mijëra njerëz të bashkuar në atë hapësirë.

“Provova të gjeja disa momente të qeta për ta përjetuar të gjithë këtë dhe kuptova se sa i veçantë është bërë ky festival. Çdo vit, në një mënyrë, vazhdon të bëhet edhe më i mirë,” ka shtuar ajo.

Dua Lipa gjithashtu ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që bënë të mundur këtë edicion të paharrueshëm dhe ka shprehur dëshirën për t’i parë sërish vitin e ardhshëm në “kodër”.

“Faleminderit të gjithëve që erdhët dhe e bëtë këtë fundjavë të paharrueshme. Mezi presim t’ju shohim sërish vitin tjetër,” përfundoi ajo.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement