Komuna e Prishtinës njofton se do të mbyllet përkohësisht qarkullimi në segmentin e rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.
Ky bllokim do të ndodhë si pasojë e punimeve që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale. Perioda e mbylljes do të jetë nga 10 deri më 18 korrik 2026.
Gjatë kësaj kohe, trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm në terren. Këmbësorët do të mund të kalojnë pa pengesa.
Autoritetet i ftojnë qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të planifikojnë lëvizjet e tyre, duke shfrytëzuar rrugët alternative.



















You must be logged in to post a comment Login