Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zjarri në Mallakastër merr përmasa të mëdha, rrezikohet masivi pyjor

Zjarri në Mallakastër merr përmasa të mëdha, rrezikohet masivi pyjor

Vatra e zjarrit në fshatin Riban, në Bashkinë Mallakastër, ka përshkuar një zhvillim të shqetësues gjatë natës, duke u zgjeruar ndjeshëm. Flakët aktualisht paraqesin rrezik të lartë për t’u përhapur në drejtim të masivit pyjor të fshatit Lofkënd.

Forcat operacionale janë fokusuar në dy drejtime kryesore: Riban dhe Lofkënd, me qëllim izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e zonave të rrezikuara.

Në terren aktualisht ndodhen pesë mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova, si dhe 30 efektivë të shërbimit zjarrfikës. Po ashtu, janë angazhuar 35 forca të Bashkisë dhe dy autobotë uji.

<

Pritet që operacionit t’i bashkohen edhe 35-40 trupa të Forcave të Armatosura.

Sipas autoriteteve, terreni i vështirë, lartësia e bimësisë së poshtme, shtrirja e madhe e zjarrit dhe intensiteti i flakëve po e bëjnë ndërhyrjen vetëm me forcat tokësore shumë të vështirë.

Në këto kushte, autoritetet e shohin si të domosdoshme ndërhyrjen nga ajri për të izoluar vatrën e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme drejt masivit pyjor të Lofkëndit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement