Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

100-vjeçari hyn në histori si lojtari më i moshuar profesionist i pokerit

100-vjeçari hyn në histori si lojtari më i moshuar profesionist i pokerit

Një pasion që e ka shoqëruar për gati nëntë dekada i ka sjellë një rekord të jashtëzakonshëm Ivor Parker-it, një banor i Ab Kettleby në Leicestershire të Anglisë. Në moshën 100-vjeçare, ai është bërë lojtari më i moshuar profesionist i pokerit në botë.

Parker ka filluar të luajë poker qe në moshën 14 vjeçare, duke luajtur dorën e tij të parë në vitin 1940, në një pub në Boston të Lincolnshire. Kështu, ai ka grumbulluar plot 86 vjet përvojë në këtë lojë.

Gjatë gjithë jetës, Parker ka ndërtuar një njohuri të thellë për pokerin. Ai beson se suksesi në këtë sport varet nga durimi, qëndrueshmëria, strategjia dhe pasioni për garën. Ndryshe nga shumë sporte të tjera, karriera e një sportisti në poker nuk është e kufizuar nga mosha. Ai thotë se përvoja, qetësia dhe aftësia për të marrë vendime të zgjuara janë çelësi i suksesit.

Përveç kësaj, ai ka filluar një rol të ri si ambasador i plotë i platformës GGPoker, duke nisur zyrtarisht aktivitete në një event VIP të organizuar nga Grosvenor Casinos, para turneut Goliath 2026.

“I kam dashuruar pokerin për aq kohë sa mbaj mend. U dashurova me lojën që në fillim dhe nuk kam parë kurrë prapa,” thotë Parker. Ai ka luajtur poker në vende të ndryshme të botës, veçanërisht gjatë periudhës së luftës. “Çdo lojë është ndryshe, çdo tavolinë ka historinë e saj dhe gjithmonë mëson diçka të re,” shton ai.

Përveç pasionit për pokerin, Parker ka pasur një karrierë të gjatë pune si operator prodhimi në kompaninë East Midlands Farmer, deri në moshën 98-vjeçare. Ai është martuar dy herë dhe është babai i pesë fëmijëve, duke dëshmuar se mosha nuk është pengesë për të ndjekur pasionin dhe për të arritur suksese të reja.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement