Familjes Kardashian iu dha një urdhër kufizues njëvjeçar ndaj një burri, të cilin ata e konsiderojnë si kërcënim serioz.
Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, një gjyqtar ka miratuar një urdhër mbrojtjeje për tre vjet kundër Kyle Robert DeWick, një burrë nga Kolorado. Kris Jenner, anëtarja e familjes, e ka përshkruar atë si një “përndjekës” pa asnjë lidhje me to.
Urdhri mbron Kylie, Kendall, Kim, Khloé, Kourtney, Rob dhe Kris, duke urdhëruar që DeWick të qëndrojë të paktën 100 metra larg tyre. Po ashtu, ai nuk duhet të ketë asnjë kontakt, qofshin ata fizikë, digjitalë, telefonikë apo të zakonshëm, me anëtarët e familjes.
Një urdhër i përkohshëm kufizues kishte hyrë në fuqi në fund të majit dhe tani është zgjatur për disa vite të tjera.
Në një deklaratë të betuar, Kris tregoi se personeli i sigurisë e kishte vënë DeWick-in në vëzhgim që nga viti 2021, pasi ai dyshohet se kishte realizuar vizita të përsëritura në rezidencën e Kylie-t.



















You must be logged in to post a comment Login