OpenAI ka arritur një marrëveshje për të paguar 3.2 milionë dollarë në lidhje me një hetim të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara. Hetimi ka të bëjë me akuzat për diskriminim ndaj kandidatëve amerikanë gjatë procesit të punësimit.
Sipas autoriteteve, OpenAI dhe kompania Statsig kanë aplikuar praktika që ndihmonin në dekurajimin e aplikimeve nga punëtorët amerikanë. Këto praktika përfshinin kërkesat për aplikime me postë, publikimin e vendeve të punës në orare të pazakonta, si dhe mosshpalljen e tyre në platforma të jashtme.
Në marrëveshjen e arritur me autoritetet, OpenAI mohoi shkeljen e ligjit, por pranoi të mbyllë çështjen pa vazhduar procedurat gjyqësore. Sipas raportimeve të Reuters, nga totaliteti i shumës, 1.2 milionë dollarë do të paguhen si gjoba civile, ndërsa 2 milionë dollarë do të përdoren për kompensimin e individëve që pretendojnë se janë diskriminuar.
Përveç pagesës, kompania është angazhuar të ndryshojë politikat e saj të punësimit, të trajnojë stafin për zbatimin e ligjeve kundër diskriminimit dhe t’i nënshtrohet mbikëqyrjes nga Departamenti i Drejtësisë.
Ky rast është i rëndësishëm në fushatën e autoriteteve amerikane kundër diskriminimit në punësim dhe vjen në një kohë kur administrata e presidentit Donald Trump po ashpërson masat ndaj abuzimit me sistemin e vizave të punës.



















You must be logged in to post a comment Login