Një pjesë tjetër e raketës është zbuluar në të njëjtin vend ku pak ditë më parë ishte gjetur pjesa motorike e saj, në lagjen “Prishtina e Re” në kryeqytet.
Sipas informacioneve, kësaj here dyshohet se është gjetur koka e raketës, siç raportoi Klan Kosova.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa aty janë angazhuar edhe njësitë e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ky mjet shpërthyes dyshohet se i përket luftës së fundit dhe ka qenë i lëshuar gjatë bombardimeve të NATO-s në pranverën e vitit ‘99, kur janë sulmuar caqet serbe. Lokacioni i gjetjes është afër ish-shtabit ushtarak serb që ndodhej në Hajvali.
Raketa e gjetur është projektuar në vitin 1983, ka një gjatësi prej 4.14 metrash dhe arrin shpejtësi nga 25 deri në 225 kilometra në orë.
Banorët e zonës kanë deklaruar se më parë janë gjetur edhe mjete të tjera shpërthyese dhe kanë kërkuar një kontrollim të mëtutjeshëm të zonës për të eliminuar çdo rrezik potencial.



















You must be logged in to post a comment Login