Skuadra e Mirlind Dakut, Spartaku i Moskës, pësoi një humbje me rezultatin 1:2 ndaj Krasnodarit në ndeshjen e tij të parë këtë sezon. Sulmuesi shqiptar e pati debutimin e tij në këtë përballje.
Daku u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë dhe kontribuoi për disa minuta. Pas ndeshjes, trajneri i Spartakut të Moskës, Juan Carlos Carcedo, komentoi performancën e tij.
“Sa i përket Dakut, ai duhet të përshtatet me stilin tonë të lojës. Ai mund të punojë mirë përkrah Ugaldes. Mirlindi do të jetë një ndihmë e madhe për ne në të ardhmen,” tha Carcedo.
Është e rëndësishme të theksohet se Daku u transferua në Spartakun e Moskës nga Rubin Kazani gjatë këtij afati kalimtar, me një vlerë prej 11 milionë eurosh.



















You must be logged in to post a comment Login