Në Gjilan, kanë dalë pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi i një veture, si pasojë e të cilit një person ka mbetur i lënduar rëndë.
Ekipet emergjente kanë arritur menjëherë në vendngjarje, duke ofruar asistencë për të lënduarin. Ai është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ku deri tani raportohet se ndodhet në një gjendje të rëndë.
Rrethanat që kanë çuar në shpërthim ende nuk janë zbardhur, dhe deri më tani nuk ka pasur një konfirmim zyrtar për ngjarjen.



















You must be logged in to post a comment Login