Një person është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit pas lëndimeve të shkaktuara nga shpërthimi i një veture.
Sipas informacioneve të Klan Kosovës, i lënduari ndodhet në gjendje të rëndë dhe po merr trajtim nga ekipi mjekësor.
Derisa nuk ka ende konfirmim zyrtar për rrethanat e ngjarjes ose shkakun e shpërthimit, KlanKosova.tv ka kontakte me policinë për më shumë detaje. Megjithatë, deri më tani, autoritetet ende nuk kanë ofruar një përgjigje.



















You must be logged in to post a comment Login