Një shtetase gjermane ka ndërruar jetë në Palasë të Vlorës mëngjesin e së mërkurës, sipas njoftimit të policisë së Vlorës.
Autoritetet informojnë se 33-vjeçarja kishte shfaqur probleme shëndetësore, por përkundër ndërhyrjeve të menjëhershme mjekësore, ajo nuk ka arritur të mbijetojë.
Në njoftim specifikohet se rreth orës 11:45, më 30 korrik 2026, Stacioni i Policisë Dhërmi mori një informacion nga Qendrën Shëndetësore të Palasës. Shtetasja gjermane, identifikuar si M. S., ishte dërguar në këtë qendër pasi kishte pasur probleme të shëndetit.
Policia ka bërë të ditur se, bazuar në hetimet paraprake, dyshohet se vdekja ka ndodhur për arsye natyrore. Sipas tyre, dyshohet se shkaku ka qenë një arrest kardiak.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë realizuan të gjitha procedurat e nevojshme në vendngjarje, në bashkëpunim me grupin hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë.



















You must be logged in to post a comment Login