Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për periudhën 10-14 gusht. Sipas këtij parashikimi, moti pritet të karakterizohet kryesisht nga diell dhe temperatura të larta.
IHMK njofton se temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 36°C. Ditet më të nxehta pritet të jenë e martë dhe e mërkurë. Në këto ditë, moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me temperatura që do të variojnë nga 30 deri në 36°C.
Të enjten, pritet zhvillim i vranësirave konvektive, duke sjellë mundësi për reshje lokale shiu, bubullima dhe stuhi të izoluara. Gjatë kësaj dite, temperaturat maksimale do të lëvizin nga 30 deri në 34°C.
Të premten, moti do të mbetet kryesisht me diell, por do të ketë vranësira të pakta deri mesatare, me temperatura që do të arrijnë deri në 35°C.
IHMK paralajmëron se temperaturat e larta, së bashku me rrezatimin e shtuar diellor, do të krijojnë një ngarkesë termike dhe një nivel të lartë deri shumë të lartë të rrezatimit UV.
Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell nga ora 10:00 deri në 16:00. Ata gjithashtu duhet të përdorin krem mbrojtës, kapelë dhe syze me mbrojtje UV, si dhe të konsumojnë mjaftueshëm ujë.
Veçanërisht kujdes të shtuar duhet të tregojnë fëmijët, të moshuarit dhe ata që janë të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.



















You must be logged in to post a comment Login