Pas varrimit të Sahit Jasharit, një luftëtar i hershëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i afërm i familjes Jashari, në rrjetet sociale qarkulloi një video nga ceremonia e tij mortore.
Në pamjet e publikuara, shihen Rifat Jashari dhe Sami Lushtaku, të cilët qëndrojnë së bashku gjatë pritjes së ngushëllimeve për Sahit Jasharin.
Sahit Jashari njihej si një nga pjesëtarët e hershëm të rezistencës së armatosur. Në fillim të viteve ’90, ai dhe Sami Lushtaku morën pjesë në disa aksione guerile, duke zhvilluar një lidhje miqësore që vazhdoi për shumë vite.
Megjithatë, Xhevrie Ademi, aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje, e njohur për aktivitetin e saj në rrjetet sociale dhe angazhimin në tubime të partisë, shfrytëzoi këtë moment për të lëshuar komente denigruese ndaj Jasharit.
“Ai matufi plak që nuk i vjen marre prej plisit që e mban në kokë,” shkroi aktivistja në një nga komentet e saj të ashpra për Sahit Jasharin.



















You must be logged in to post a comment Login