Dokumentari ofron rrëfime tejet emocionuese mbi sakrificën e personelit mjekësor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë pranverës së vitit 1999.
Një nga historitë më prekëse vjen nga ish-ushtari Agim Bytyqi, i cili pas ofensivave serbe u shtrua në “Shpellën e Lakuriqëve” në Topillë të Shtimes. Ky ishte një spital ushtarak i improvizuar, ku dhjetëra të plagosur u ndihmuan nën dritën e qirinjve.
Bytyqi përshkruan se si arriti të mbijetojë falë një operacioni në kushte tejet të vështira. Ai sot është gjallë falë mjekëve që guxuan të kujdeseshin për të dhe shokët e tij.
Në dokumentar përfshihen edhe dëshmitë e anesteziologut Nehat Baftiu dhe kryeinfermierit Ali Shaqiri. Ata shpjegojnë për vendimin kritike për amputimin e këmbës së infektuar të ushtarit, duke përdorur një sharrë druri për shkak të mungesës së mjeteve kirurgjikale.
Së bashku, këto rrëfime emocionale tregojnë vlerën e jetës dhe mirënjohjen e të plagosurve ndaj mjekëve që u dhanë ndihmën e nevojshme gjatë atyre kohëve të vështira.
Dokumentari gjithashtu hedh dritë mbi organizimin e shërbimit shëndetësor të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit. Roli i dr. Skender Muratit ishte kyç, pasi ai improvisoi dhjetëra ambulanta në shtëpi private, vendosi kartela shëndetësore për ushtarët dhe dokumentoi mizoritë e regjimit serb.
Dëshmitë e ushtarëve të plagosur dhe ndërhyrjet komplekse për shpëtimin e fëmijëve dhe luftëtarëve të lirisë përbëjnë një tjetër dimension të këtij dokumentari me ndikim.



















You must be logged in to post a comment Login