Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Libri i dr. Mehmet Prishtinës përurohet sot në Bibliotekën Kombëtare 

Libri i dr. Mehmet Prishtinës përurohet sot në Bibliotekën Kombëtare 

Në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, sot në orën 12:00 do të bëhet përurimi i librit “Lëvizja Revolucionare Kombëtare Shqiptare dhe Maqedonase në Rrjetet e Diplomacisë Sovjetike (1922-1928)” nga autori dr. Mehmet Prishtina.

Ky libër shqyrton një periudhë të rëndësishme të historisë politike të shqiptarëve dhe të rajonit. Ai hedh dritë mbi marrëdhëniet, kontaktet dhe ndërveprimet midis lëvizjeve revolucionare shqiptare dhe maqedonase me qarqet diplomatike sovjetike në vitet 1922-1928.

I mbështetur në burime arkivore dhe dokumente historike, ky studim sjell një kontribut të veçantë për historiografinë shqiptare dhe për analizat e marrëdhënieve ndërkombëtare gjatë periudhës midis dy luftërave botërore.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement