Një qytetar ka bërë denoncim në polici për vjedhjen e dy automjeteve nga persona të panjohur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është raportuar më 4 gusht, rreth orës 16:00. Ankuesi, një mashkull kosovar, ka deklaruar se automjetet i janë marrë pa autorizim.
Njësitë policore kanë filluar hetimet për zbardhjen e këtij rasti.
Be the first to comment