Sipas një raporti të televizionit shtetëror NHK, qeveria e Tokios ka në plan të sigurojë financim gjithëpërfshirës nga sektori publik dhe ai privat për 15 vitet e ardhshme.
Për këtë arsye, qeveria do të investojë rreth 370 trilionë jen në 17 sektorë të ndryshëm, përfshirë inteligjencën artificiale, deri në vitin fiskal 2040. Këto investime do të fokusohet në forcimin e sigurisë ekonomike kombëtare.
Objektivi kryesor është të forcohet siguria ekonomike e Japonisë përmes investimeve në fusha si gjysmëpërçuesit, ndërtimi i anijeve dhe kantieret detare, si edhe në mineralet kritike.
Anëtarët e kabinetit janë planifikuar të mblidhen në qershor për të diskutuar dhe shpallur strategjinë e re të investimeve.



















You must be logged in to post a comment Login