Një anije e bllokuar në Gjirin Persik për shkak të tensioneve mes Iranit dhe Izraelit ka nisur tashmë drejt Japonisë, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë.
Sipas autoriteteve japoneze, lëvizja e anijes është koordinuar me Iranin për të siguruar një kalim të sigurt. Anija është një tanker nafte me flamur të Liberisë dhe është në pronësi të kompanisë japoneze “Kyoei Tanker”.
Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar gjithashtu se të gjitha anijet me lidhje japoneze dhe ekuipazh japonez janë evakuuar nga Gjiri Persik, sipas një raporti të Reuters, që e transmeton Klankosova.tv.
Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka theksuar në platformën X se, pas nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, qeveria japoneze do të vazhdojë përpjekjet diplomatike për të siguruar lundrim të lirë dhe të sigurt në Ngushticën e Hormuzit.
Ajo gjithashtu informoi se aktualisht 37 anije me lidhje japoneze po presin ende kalimin në këtë ngushticë strategjike.



















You must be logged in to post a comment Login