Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Irani paralajmëron SHBA-në: Nuk do të lejojmë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Irani paralajmëron SHBA-në: Nuk do të lejojmë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Shtabi i lartë ushtarak i Iranit, “Khatam al-Anbiya”, ka njoftuar se do të kundërshtojë çdo përpjekje të Shteteve të Bashkuara për të ndikuar në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim”, ushtria iraniane thekson se “veprimet e përsëritura të papërgjegjshme” nga ana e SHBA-së kanë rrezikuar seriozisht sigurinë e rajonit.

Irani nënvizon se do t’i japë fund çdo përpjekjeje të SHBA-së për të marrë kontrollin mbi këtë rrugë të rëndësishme ujore. Sipas autoriteteve iraniane, forcat e armatosura do të reagojnë ndaj çdo kërcënimi nga ajo që ata e quajnë “ushtria bandite” e SHBA-së, siç raporton BBC.

Në përfundim, Irani paralajmëron se çdo bashkëpunim me SHBA-në do të merret si një akt “lufte” ndaj sovranitetit të tij. Po ashtu, Teherani ka shprehur shqetësime se një zgjerim i mundshëm të konfliktit mund të shpërthejë në një përplasje që do të përfshijë të gjitha vendet e rajonit.

Kjo deklaratë vjen pas komenteve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte thënë se SHBA-ja “po merr kontrollin e ngushticës”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement