Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës

Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të enjte në Durrës, ku një burrë 40-vjeçar ka humbur jetën. Ai dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Sipas informacionit të parë të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4. Shtetasi me inicialet E. L. ka filluar të ndihet keq gjatë punës së tij.

Menjëherë pas ndodhisë, ai është transportuar në spital, por nuk arriti të mbijetojë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur një hetim për të zbardhur shkakun e humbjes së jetës dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement