Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Edona Llalloshi betohet për mandatin e tretë si deputete

Edona Llalloshi betohet për mandatin e tretë si deputete

Sot, më 12 tetor, u mbajt seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët e legjislaturës së re bënë betimin e tyre. Pas përfundimit të kësaj pike të rendit të ditës, seanca u ndërpre.

Mes deputetëve që u betuan është edhe këngëtarja Edona Llalloshi. Ajo njoftoi përmes një postimi në Instagram se ka filluar mandatin e saj të tretë në Kuvendin e Kosovës.

Llalloshi shprehu falënderimin e saj për mbështetje, duke thënë: “Sot, për herën e tretë, u betova si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, dua të shpreh edhe një herë falënderimin tim për mbështetje tuaj të vazhdueshme.”

Në postimin e saj, ajo theksoi angazhimin për jetësimin e vizionit të saj dhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE për artin, kulturën dhe komunitetin artistik. “Na prift e mbara,” u shpreh ajo.

Llalloshi e shoqëroi postimin me fotografi nga momenti i betimit dhe theksoi se gjatë mandatit të ri do të angazhohet për çështjet që lidhen me artin e kulturën.

Është e rëndësishme të theksohet se në zgjedhjet e 7 qershorit, ajo fitoi mbi 31 mijë vota.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement