Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjini me kritika të ashpra për VV-në: Uzurpim i institucioneve, s’bëhemi pjesë e këtij maskarallëku

Gjini me kritika të ashpra për VV-në: Uzurpim i institucioneve, s’bëhemi pjesë e këtij maskarallëku

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka shprehur kritika të ashpra ndaj zhvillimeve politike në vend, duke i cilësuar ato si një “uzurpim të institucioneve.”

Ai theksoi se situata aktuale kërkon një reagim të menjëhershëm dhe nënvizoi se partia e tij nuk do të angazhohet në këto zhvillime.

“Ky uzurpim i institucioneve duhet të marrë përgjigje. Qytetarët e Kosovës do të dinë ta nxjerrin veten nga kjo krizë. Ne nuk do të bëhemi pjesë e këtij maskarallëku,” deklaroi ai.

Gjini po ashtu theksoi se deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje në lidhje me kërkesat që, sipas tij, janë paraqitur në interes të qytetarëve të Kosovës.

“Nuk kemi marrë asnjë përgjigje në kërkesat tona për qytetarët e Kosovës. Duhet t’u jepet përgjigje qytetarëve,” theksoi ai.

Për më tepër, Gjini ka komentuar edhe për ndërprerjen e seancës, duke e cilësuar këtë situatë si një grusht shtet të brendshëm.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement