Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Haradinaj në Gllogjan e Hereq: Falë sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së sot ne gëzojmë shtetin e pavarur

Haradinaj në Gllogjan e Hereq: Falë sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së sot ne gëzojmë shtetin e pavarur

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot homazhe në Gllogjan dhe Hereq për të nderuar dëshmorët e kombit: Sokol Sejfijaj, Din Alijaj, Muhamet Zenunaj dhe Asllan Rexhepaj.

Në këtë rast, Haradinaj ka kujtuar luftimet e ashpra të gushtit 1998. Ai ka theksuar rëndësinë e përkujtimit të këtyre heronjve, të cilët dhanë jetën më 10 gusht 1998 në altarin e lirisë.

“Në Gllogjan e Hereq, u bashkuam për të nderuar ata që rënë në luftën tonë për liri. Gushti i vitit 1998 ishte një periudhë e jashtëzakonshme, ku përballeshim me ushtrinë gjenocidale serbe. Humbëm disa nga bashkëluftëtarët më të zotë, por nuk u thyem”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu theksoi se nderimi për dëshmorët është një mundësi për të reflektuar mbi çmimin e lirisë së Kosovës.

“Derisa nderojmë dëshmorët e luftës sonë çlirimtare, le të kujtojmë se sa e shtrenjtë është liria që e gëzojmë sot. Falë sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së, ne sot gëzojmë shtetin e pavarur. Kujtimi për dëshmorët dhe të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës do të jetë përjetësisht në zemrat tona”, përfundoi Haradinaj.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement