Numërimi i fletëvotimeve të para nga votimi me postë jashtë Kosovës ka nisur. Këtë e ka konfirmuar Valmir Elezi në një prononcim për Klankosova.tv.
Ai ka theksuar se, gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësi diplomatike, deri më tani janë numëruar 34 nga 47 vendvotimet, deri në orën 21:00 të së premtes, më 12 qershor.
Sipas Elezit, fletëvotimet nga votimi me postë janë organizuar në kuti votimi sipas komunave nga ku vijnë votuesit. Procesi ka filluar aktualisht me një kuti votimi.
















You must be logged in to post a comment Login