Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Edhe 9 vendvotimeve të mbetura, KQZ tregon kur përfundon rinumërimi

Edhe 9 vendvotimeve të mbetura, KQZ tregon kur përfundon rinumërimi

Në mëngjesin e sotëm, procesi i rinumërimit të vendvotimeve vazhdoi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Gjatë ditës së parë të rinumërimit, përfunduan 176 nga 185 vendvotime, për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kishte vendosur të rinumëroheshin.

Pjesa e mbetur prej 9 vendvotimesh pritet të përfundojë gjatë paradites së sotme, duke përmbyllur kështu procesin e rinumërimit sipas vendimit të KQZ-së.

Këto 185 vendvotime përbëjnë 7.41% të gjithsej 2,498 vendvotimeve të rregullta, ku u zhvillua votimi më 7 qershor 2026, sipas informacionit të dhënë nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Vendimi i KQZ-së mbështetet në Rregulloren Zgjedhore për funksionimin e QNR-së. Pas pranimit të materialeve zgjedhore nga vendvotimet, KQZ do të vlerësojë situatën dhe, sipas nevojës, do të vendosë për rinumërim. Kjo masë kontrolli është e parashikuar për të adresuar problemet e evidentuara në disa Qendra Komunale të Numërimit gjatë procesit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar, me qëllim sigurimin e saktësisë së procesit,” tha Elezi.

Sipas të dhënave nga komunat, vendvotimet e rinumëruara ndahen në disa zona, përfshirë Deçanin, Gjakovën, Gllogocin, Gjilanin, dhe të tjera. Çdo komunë ka numrin e vet të vendvotimeve që do të rinumërohen.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement