Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Huaja 302 milionë $ për mbrojtjen, ShBA: Do të ndihmojë Shqipërinë të rrisë shpenzimet ushtarake

Huaja 302 milionë $ për mbrojtjen, ShBA: Do të ndihmojë Shqipërinë të rrisë shpenzimet ushtarake

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur zyrtarisht ratifikimin e marrëveshjes për një hua prej 302 milionë dollarësh nga Shqipëria për rritjen e shpenzimeve ushtarake.

Sipas njoftimit, “Kjo hua do të mbështesë avancimin e Shqipërisë në përmbushjen e Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, duke e rritur nivelin e shpenzimeve në këtë sektor në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.”

Huaja ka për qëllim të ndihmojë modernizimin e forcave të armatosura të Shqipërisë, duke lehtësuar blerjen e kapaciteteve thelbësore me origjinë amerikane. Kjo do të forcojë gjithashtu aftësinë e Europës për të mbrojtur veten. Si aleat në NATO, Shqipëria është angazhuar ngushtë me politikat e rëndësishme të jashtme të SHBA-ve, duke u bërë gjithashtu një nga themeluesit e Bordit të Paqes të Presidentit Trump.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, duke shpërndarë njoftimin e DASH, falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetje. Ai tha: “Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për partneritetin e palëkundur strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në ndërtimin e një mbrojtjeje më të fortë për Shqipërinë dhe rajonin. Kjo mbështetje do të përshpejtojë modernizimin e kapaciteteve tona ushtarake, do të rrisë gatishmërinë operacionale dhe do të forcojë kontributin e Shqipërisë për sigurinë kolektive të Aleancës.”

Marrëveshja u votua javën e kaluar në Parlament dhe u dekretua nga Presidenti Begaj, por shkaktoi debate të ashpra politike. Partia Demokratike nuk e mbështeti votimin, duke argumentuar se Qeveria nuk respektoi procedurat parlamentare për kalimin e projektligjit. Fatkeqësisht, demokratët e kanë dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se mazhoranca ka shkelur 7 rregulla.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement